Kampioni evropian, Real Madrid ka mësuar rivalin e tij në kuadër të Kupës së Botës për Klube.
Sipas ‘AS’, Flamengo nga Brazili do të jetë rivali i Real Madridit në Botërorin e ardhshëm të Klubeve pasi fitoi Kupën e Libertadores duke mposhtur Athletico Paranaense në finale 1-0.
Gabriel Barbosa, ishte shënuesi i golit që i dha Flamengos Kupën e tretë të Libertadores në histori dhe kualifikoi skuadrën nga Rio de Janeiro për në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube.
Përveç Real Madridit, si kampion i Ligës së Kampionëve dhe i cili gjithashtu akseson drejtpërdrejt gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube, dhe Flamengo, si kampion i Libertadores kalon në gjysmëfinale.
Mbetet të shihet se cilat do jenë edhe dy skuadrat e tjera pjesëmarrëse në këtë garë.
Vendi dhe datat e së cilës do të zhvillohet turneu janë ende të panjohura.