Është mbyllur pjesa e parë në “El Classicon” mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Los Blancos janë në avantazh 2:0 kundër “katalunasve” në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Karim Benzema hapi serinë e golave pas 12 minutave lojë nga afërsia.
Golin e sigurisë për “mbretërit” e realizoi mesfushori Valverde me një goditje të saktë nga jashtë zonës.
Sfida mes Real Madridit dhe Barcelonës është e para në këtë stinor në La Liga dhe i takon javës së nëntë.