Gjatë ditës së sotme ishte paralajmëruar një vizitë në Prekaz nga një grup studentësh serbë.
Me të kuptuar lajmin, tifozët e Drenicës “Shqiponjat e Zeza” dhe një grup të qytetarëve të Skenderajt dolën në rrugë për të ndaluar vizitën e tyre në memorialin në Prekaz.
Në disa pamje të publikuara, shihen tifozët drenicas që me të parë një autobus në hyrje të fshatit dalin në rrugë për ta ndaluar, me dyshimin se aty ishin studentët serbë.
Ja reagimi i organizatorit, Labinot Hajdari drejtuar mediave:
“Rruges per ne Prekaz, me 60 studentet nderkombetar, asnje nga rajoni, fatkeqesishte hyrja na u pamundesua nga protestuesit qe kishin dale per te parandalu hyrjen e nje grupi tjeter qe ishte e paroare te ndodhte sot.
Duke qene vet nga Drenica, i di mire plaget dhe shqetesimin e secilit protestues, prandaj eshe pse ne nuk ishim grupi qe pretendohej, meqe ne jemi organizim tjeter, per te mos provokuar situaten, vendosem ta anulojme viziten ne Prekazin heroik.
Eshte e dhimbshme qe kesaj here, ashtu sic e bejme cdo vit, nuk arritem qe para studenteve nderkombetar, te tregojme historine e dhimshme te familjes Jashari, Prekazit legjendar, gjithsesi e mbeshtesimin shqetesimin e protestuesve, qe grupin tone fatkeqesishte e ngaterruan me grupin e studenteve te Universitetit Veror te Prishtines.
Ju kerkoje mediave te permbahen nga lajmet prapaganduese, duke plasuar lajme, e ngaterruar grupin tone, e ritheksoj, asnje nga rajoni, me grupin e studenteve te Universitetjt Veror te Prishtines, te cilit kishin leshuar deklarata provokuese.
Sa per sqarim, pjesemarresite jane nga shtetet si: ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Italia, Luksemburgu, Kenia, Belgjika, Spanja, Suedia, Danimarka, Franca, Vietnami, Turqia, Republika e Irlandës, Hong Kongu, Gjermania, Zvicrra, Skotlanda, Austria, Republika Dominikane, Ukraina, Japonia, Kolumbia, Mongolia, Polonia, Norvegjia, Kirgizstani dhe nga diaspora.
Pra, grupi me autobusin e kompanise Arditi Tours, nuk ishte grupi qe pretendohej”, shkruhet në reagim.