Home Lajme Rashiq: Jam këtu për të ndërtuar ura, e di që do të kemi shumë bashkëpunim

Rashiq: Jam këtu për të ndërtuar ura, e di që do të kemi shumë bashkëpunim

0
Rashiq: Jam këtu për të ndërtuar ura, e di që do të kemi shumë bashkëpunim

Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka thënë se, ai është për të bërë ura dhe se, ka përvojë për këtë çështje.

Ai ka shtruar një kërkesë drejt qeverisë, duke kërkuar nga këta të fundit që të kenë mirëkuptim për të kur ai të kërkojë takime me ta.

“Unë do të lusja që secili të ketë mirëkuptim ndaj meje kur kërkoj takime me të gjithë ju. Më vjen mirë që në thelb mund ta bëjmë dallimin. Në këto takime, i pari do të jetë Murati. Jam këtu që të tentojmë të bëjmë ura, nuk jam i ri në këtë punë, 17 përvojë flet diçka për mua”.

Tutje, Rashiq ka thënë edhe se, ai e di që do të ketë shumë bashkëpunim dhe se është i gatshëm të kontribuoj personalisht.

“Unë e di që do të kemi shumë bashkëpunim dhe sfida, por unë jam i gatshëm në çdo mënyrë të kontribuoj personalisht”, ka thënë Rashiq

Exit mobile version