![Rashford zgjidhet lojtari më i mirë i muajit në Premier League Rashford zgjidhet lojtari më i mirë i muajit në Premier League](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/Screenshot_7-21.jpg)
Marcus Rashford është zgjedhur si lojtari më i mirë i muajit shtator në Premier League.
Sulmuesi i Manchester United, gjatë kësaj periudhe, realizoi dy gola dhe dy asistime.
Anglezi u shqua për dygolëshin e shënuar në ndeshjen ndaj Arsenalit, duke ia dhënë një fitore të rëndësishme skuadrës së tij.
Gjatë këtij sezoni, Rashford pati paraqitje të mira dhe, si rrallë më parë, po tregon konsistencë në paraqitje.