![Raportohet se Kurti do t’i ftojë opozitën për takim Raportohet se Kurti do t’i ftojë opozitën për takim](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/f-kosovo-a-20200327.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raportohet se i ka ftuar në takim liderët e partive opozitare.
Siç raporton Klan Kosova, ky takim pritet të mbahet të premten në ora 12:00.
Ky zhvillim pason nga vizita në Kosovë, e emisarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe çështje të tjera, Gabriel Escobar.
Gazeta Express ka provuar të marrë një përgjigje zyrtare, por zëdhënësit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk kanë qenë të qasshëm.