Home Lajme Raportohet se dy kosovarë u arrestuan nga xhandarmëria serbe, autoritetet e Kosovës ende pa koment

Raportohet se dy kosovarë u arrestuan nga xhandarmëria serbe, autoritetet e Kosovës ende pa koment

0
Raportohet se dy kosovarë u arrestuan nga xhandarmëria serbe, autoritetet e Kosovës ende pa koment


Njësitë e xhandarmërisë serbe i kanë arrestuar dy shtetas të Kosovës të premten rreth orës 14:00, në zonën kufitare Kosovë-Serbi.

Demokracia.com  ka mësuar se të arrestuarit janë Nexhmi M. 53 vjeçar dhe Gentian M. 21 vjeçar.

Ata ishin arrestuar nga xhandarmëria serbe në fshatin Perpellac të Podujevës.

Të njëjtëve, autoritetet serbe ua kanë konfiskuar edhe një traktor me rimorkio, me të cilin ishin duke e punuar arën.

Veç kësaj, të njëjtit e kanë kontaktuar familjen e tyre dhe ua kanë konfirmuar se aktualisht ndodhen në Serbi.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar policinë, por, të njëjtit nuk u përgjigjen.

Exit mobile version