Home Lajme Raporti i forcave, BBC krahason arsenalin bërthamor të ShBA NATO-s, Rusisë dhe shteteve tjera

Raporti i forcave, BBC krahason arsenalin bërthamor të ShBA NATO-s, Rusisë dhe shteteve tjera

0
Raporti i forcave, BBC krahason arsenalin bërthamor të ShBA NATO-s, Rusisë dhe shteteve tjera

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vënë në gatishmëri ‘speciale’, forcat bërthamore të Rusisë, duke shkaktuar shqetësim në mbarë botën. Veprimet e Putin, sipas analistëve duhet të merren si paralajmërim për vendet e tjera që të mos vazhdojnë përkrahjen e tyre për Ukrainën, në vend që të sinjalizojnë ndonjë dëshirë për të përdorur armët bërthamore.

Armët bërthamore ekzistojnë prej rreth 80 vjetësh dhe shumë vende i shohin ato mjet që vazhdon të garantojë sigurinë e tyre kombëtare.

Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Rusia ka 5977 koka bërthamore, pajisje që shkaktojnë shpërthim nuklear, prej tyre 1500 janë jo aktive dhe do të çmontohen.

Nga rreth 4500 armët e mbetura, shumica konsiderohen armë bërthamore strategjike, raketa balistike ose raketa, të cilat mund të synojnë distanca të gjata.

Pjesa tjetër janë armë bërthamore më të vogla dhe më pak shkatërruese me përdorim me rreze të shkurtër veprimi në fushat e betejës ose në det.

Ekspertët vlerësojnë se rreth 1500 koka bërthamore të Rusisë aktualisht janë “të dislokuara” që do të thotë se janë të vendosura në bazat e raketave dhe bombarduesve ose në nëndetëse në det.

Krahasimi i armëve nukelare të Rusisë me vendet e tjera

Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, nëntë vende kanë armë bërthamore: Kina, Franca, India, Izraeli, Koreja e Veriut, Pakistani, Rusia, SHBA dhe Britania e Madhe.

Rusia: 5977 armë bërthamore

NATO: 5943 armë bërthamore ( SHBA: 5428, Franca: 290, Britania e Madhe: 225)

Kina: 350 armë bërthamore

Pakistani: 165 armë bërthamore

India: 160 armë bërthamore

Izraeli: 90 armë bërthamore

Koreja e Veriut: 20 armë bërthamore

Kina, Franca, Rusia, SHBA dhe Britania e Madhe janë në mesin e 191 shteteve që kanë nënshkruar Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Sipas kësaj, këto shtete duhet të zvogëlojnë sasinë e tyre të kokave bërthamore dhe, në teori, janë të përkushtuar për eliminimin e tyre të plotë.

Këtij traktati nuk iu bashkuan kurrë India, Izraeli e Pakistani derisa më 2003, Koreja e Veriut u largua.

Nga këto vende, Izarali nuk e ka pranuar kurrë zyrtarisht se ka program bërthamor.

Ukraina nuk ka armë bërthamore, dhe pavarësisht akuzave nga presidenti rus Vladimir Putin, s’ka prova se është përpjekur t’i sigurojë ato.

Exit mobile version