Home Sport Raphinha e sheh Barcelonën si zgjedhje të parë – katalanët pritet t’i ofrojnë kontratë deri në 2026

Raphinha e sheh Barcelonën si zgjedhje të parë – katalanët pritet t’i ofrojnë kontratë deri në 2026

0
Raphinha e sheh Barcelonën si zgjedhje të parë – katalanët pritet t’i ofrojnë kontratë deri në 2026

Raphinha pritet të jetë një nga përforcimet e Barcelonës në merkaton e verës.

Skuadra katalane pritet të transferojë një lojtar për krahun e djathtë, nëse Ousmane Dembele nuk rinovon kontratën e tij.

Braziliani i Leeds United, Raphinha është ne mesin e lojtarëve që lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Camp Nou’.

Nicolo Schira bën të ditur se braziliani e ka Barcelonën si opsion primar për t’u larguar, përcjell lajmi.net.

‘Blaugranat’ thuhet se do t’i ofrojnë lojtarit një kontratë valide deri në vitin 2026.

Barca do të tentojë mbylljen e marrëveshjes me Leeds gjatë javëve të ardhshme. 

Exit mobile version