![“Ramushi lidhje s’ka me muzikë, veç bërtet”, deputeti i PDK-së ia kris këngës i bën konkurrencë Haradinajt “Ramushi lidhje s’ka me muzikë, veç bërtet”, deputeti i PDK-së ia kris këngës i bën konkurrencë Haradinajt](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/11/Screenshot_20221104-143838_Facebook.jpg)
Ramush Haradinaj nuk është tani më politikani i vetëm që ja “thur” këngës në paraqitje televizive. Së fundmi edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha ka shprehur dashamirësi për muzikën.
Ai ka treguar se dëgjon shumë muzikë, dhe se kënga është ajo që e ka përcjell çdo kund.
Duke udhëtuar mbrapa në kohë përmes muzikës, Berisha tha se ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk dinë të këndoj.
“Ramushi lidhje s’ka me muzikë veç bërtet, më mirë këndoj unë”, tha Berisha në T7.
Por për të treguar se a ka zë për muzikë, Berisha pa hezitim ja krisi këngës.