Home Ballina Ramush Haradinaj për 32 milionë dollarët e USAID: Taksapagues amerikan faleminderit, Qeverisë kthjelluni

Ramush Haradinaj për 32 milionë dollarët e USAID: Taksapagues amerikan faleminderit, Qeverisë kthjelluni

0
Ramush Haradinaj për 32 milionë dollarët e USAID: Taksapagues amerikan faleminderit, Qeverisë kthjelluni

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndarjes së 32 milionë dollarëve nga USAID për Kosovën.

Por Haradinaj ka thënë se do të ishte super i lumtur sikurse të ishin edhe 200 milionët për projektin e gazit amerikan.

Ai ka shkruar në Facebook duke falënderuar popullin amerikan, por edhe ka pasur një mesazh për qeverinë Kurti. “Qeverisë, kthjelluni”.

Reagimi:

Lajm fantastik shuma prej 32 milionë dollarësh i grantit për objektiva zhvillimore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Do të isha shumë i lumtur sikur sot, njoftimi të ishte se Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin.
Taksapaguesve amerikanë, faleminderit.
Qeverisë, kthjelluni

Exit mobile version