Home Ballina Ramiz Kelmendi viziton krerët e UÇK-së: Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së

Ramiz Kelmendi viziton krerët e UÇK-së: Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së

0
Ramiz Kelmendi viziton krerët e UÇK-së: Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së

Biznesmeni i njohur kosovar, presidenti i Elkos Group, Ramiz Kelmendi, ka vizituar sot krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, Kelmendi ka njoftuar se ka takuar ish-Presidentin e Republikës z.Hashim Thaçi, ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli, ish-Deputetin e Kuvendit të Kosovës z.Rexhep Selimi dhe ish-N/Kryetarin e OVL të UÇK-së z. Nasim Haradinaj!

Ai ka njoftuar edhe arsyet pse ska arritur ta takojë z.Jakup Krasniqi.

Postimi i plotë:

Kam qëndruar për vizitë në Hagë, liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Takova ish-Presidentin e Republikës z.Hashim Thaçi, ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli, ish-Deputetin e Kuvendit të Kosovës z.Rexhep Selimi dhe ish-N/Kryetarin e OVL të UÇK-së z. Nasim Haradinaj!

Keqardhje që për shkak të disa procedurave teknike, krejt legjitime, nuk arrita ta takojë edhe ish-Kryetarin tjetër të Kuvendit të Kosovës z.Jakup Krasniqi.

Qëllimi i vizitës time atje, ishte mbështetja për të përballuar izolimin e padrejtë të tyre.

Që të gjithë janë mirë me shëndet, të shoqëruar e unik, afër njëri tjetrit siç ishin në luftë. Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së!

Përcjellë me këtë rast, përshëndetjet e tyre për kombin shqiptar.

Kam dalur nga takimi, i frymëzuar me krenarinë që e kishin.

Ramiz Kelmendi. /Scanner/

Exit mobile version