Rreth 150 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes përgjatë tri vjetëve.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka ndarë lajmin më ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Bonusi i bebes është programi i qeverisë që mbështet të porsalindurit.
“Mirëmëngjes, dhe me kënaqësinë e krenarinë për thuajse 150 mijë fëmijë, të cilët kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite, me programin tonë të ri të mbështetjes për çdo të porsalindur, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.