Home Lajme Rama merr pjesë në Samitin e NATO-s në Madrid

Rama merr pjesë në Samitin e NATO-s në Madrid

0
Rama merr pjesë në Samitin e NATO-s në Madrid

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, sot ka zgjedhur që t’i thotë ‘mirëmëngjes’ më ndryshe të gjithë atyre që e kanë mik ose e ndjekin në Facebook.

Ai, ndryshe nga ditët e tjera kur poston fotografi dhe video duke promovuar vendet e bukura dhe ‘perlat e fshehura’ të Shqipërisë, ka publikuar momentin kur bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Rama, kanë hyrë në pritjen e organizuar nga Mbreti Felipe VI i Spanjës për shtetet pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë moment të hyrjes në pritjen e organizuar mbrëmë nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Letizia, për mirëseardhjen e udhëheqësve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Sot dhe nesër në Madrid të Spanjës do të mbahet Samiti i NATO-s ku do të marrin pjesë liderët shtetërorë të 44 vendeve, 30 prej të cilëve janë anëtarë, çka e bën samitin me pjesëmarrjen më intensive në historinë e NATO-s.

Video: KETU

Exit mobile version