Përplasja për raportin e Dick Martyt në Kuvendin e Shqipërisë ka vijuar mes kryeminisrit Edi Rama dhe ish kreut të PD Lulzim Basha. Rama tha se kjo nuk është një rezolutë si të tjerat, por është fillimi i një rruge që do të shkojë në Strasburg dhe që synon të lëvizë Këshillin e Europës, jo ujëra e ndenjura të SHQUP-it. Ai u shpreh se opozita nuk mund të thotë asnjë fjalë për Hashim Thaçin, UÇK-në dhe Kosovën, por foli vetëm për Ramën dhe Millosheviçin.
“A e dëgjuat? Ka qenë 8 vjet kryetar i PD. Dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Martyn, për UÇKm për akuzën e trafikut të qenieve njerëzor? Jo. Dëgjuat vetëm për Millosheviçin dhe për mua. Por pjesën për mua duhet ta mirëkuptoni se i kam munguar shumë këtë periudhë. Këtu nuk kemi ardhur të bëjë atë që këta (opozita) të gjithë këta, se nuk dallojnë, kanë bërë sa herë i është dashur ky parlament dhe Kosova si samar kur nuk kanë pasur çfarë t’i bëjnë gomarit. Asnjë fjalë për rezolutën që është fillimi i një beteje të vërtetë reale. Nuk duhet t;ia vini re. dyshoj se do të ketë të tjerë që do ta përmendin dhe do të merren seriozisht me raportin e Dick Martyt. Këta e kanë votuar raportin e Martyt në ?Këshillin e Evropës. Historia e ka këtë të keqe, kur ti mendon se e ke marrë pas të vjen para.
Asnjë fjalë për rezolutën që është fillimi I një beteje reale të vërtetë. Rezoluta fillimi i një rruge që do të shkojë në Strasburg. Kjo rezolutë synon të lëvizë këshillin e europës jo ujërat e ndenjur të kënetës së Shqupit. Kujt ti flasësh. Këta kujtojnë se kanë atdhe, këta nuk kanë atdhe nuk kanë as din e as iman” tha Rama.