Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka vazhduar duke i përcjellur porositë e shefit të tij real, Aleksandër Vuçiqit, presidentit të Serbisë.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi, Vuçiq ka kërkuar të mos sulmohet EULEX dhe KFOR, të njëjtën e tha edhe Rakiq.
Por e ka themeluar edhe Shtabin e Krizave, i cili do të raportojë për gjendje në terren.
Sipas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me deklaratat e tij “ka ndezur edhe më shumë zjarr”.
Thotë se tensionet nuk janë ulur, duke propaganduar tha se Kurti “ka trembur familjet serbe” me gjuhën e shfaqur të dielën
“Prishtina e dëshiron pikërisht këtë. Ata vazhdimisht kryejnë veprime për të provokuar reagimin tonë dhe na fajësojnë se jemi shkatërrues dhe faktor përçarës – siç na quajnë ata”, ka thënë Rakiq, transmeton kossev.
Ai ka deklaruar se çdo herë e më shumë njerëzit po ju bashkohen barrikaduesve.
Përkundër kërkesës perëndimore që barrikadat të hiqen, Lista Serbe nuk ka vepruar në atë drejtim.