![Qeveria zbulon se sa do të jetë buxheti për Ushtrinë e Kosovës Qeveria zbulon se sa do të jetë buxheti për Ushtrinë e Kosovës](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/FSK-betimi-i-190-rekruteve-te-rinj-3-600x360-1.jpg)
Ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka treguar se buxheti për FSK-në për vitin 2023 do të jetë 123 milionë euro.
Murati ka thënë se ky buxhet është 20 % më shumë se sa që ka qenë për vitin 2022.
“ Buxheti për FSK-në do të jetë 123 milionë euro. Paraqet një rritje me 20% krahasuar me buxhetin e vitit aktual”, ka thënë Murati.