Home Lajme Qeveria miraton kërkesën për Rezervat Shtetërore të Mallrave

Qeveria miraton kërkesën për Rezervat Shtetërore të Mallrave

0
Qeveria miraton kërkesën për Rezervat Shtetërore të Mallrave

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën është miratuar kërkesa e Departamentit të Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit, njofton ZKM, transmeton Scanner.


Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, Republika e Kosovës ka rritur sasinë e nevojshme të rezervave në përputhje me Programin për rezervat shtetërore. Ndërkaq vendimi i sotëm ka për qëllim lehtësimin e mëtejmë të furnizimit me produkte të rezervës shtetërore, sipas nevojave.

Exit mobile version