Home Lajme Qeveria Kurti vihet në mbrojtje të Liburn Aliut: Nuk ka korrupsion në qeveri, nuk pati fakte në video

Qeveria Kurti vihet në mbrojtje të Liburn Aliut: Nuk ka korrupsion në qeveri, nuk pati fakte në video

0

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti 2, Përparim Kryeziu është deklaruar sonte në një intervistë në Kanal 10 për përgjimet e publikuara sot nga Gazeta Nacionale, lidhur më ryshfetin në Ministrinë e Infrastrukturës, që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Kryeziu tha se Qeveria Kurti është e pakorruptuar.

“E pash videon, të cilës i mungonin faktet, por kishte me bollëk interpretime. Ndoshta është përpjekja për të krijuar një pronto 2 por kjo nuk ndodh me Qeverinë Kurti. Nëse ka diçka që  është e pakontestushme është fakti që kjo qeveri nuk ka korrupsion”, tha Kryeziu.

Ndërsa gazetari e pyeti se si dëshmohet kjo.

Ai tha se flet në rrafshin e motiveve politike.

“Kjo qeveri është jo e korruptuar dhe e lufton korrupsionin. Po dëshirojnë ta fusin qeverinë në rangun e qeverive të kaluara”, tha Kryeziu.

https://fb.watch/dnCBC4S5qw/
Exit mobile version