![Qeveria Kurti thyen rekord për të keq, kjo s’kishte ndodhur nga viti 2012 Qeveria Kurti thyen rekord për të keq, kjo s’kishte ndodhur nga viti 2012](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/07/kurtiii-2.jpg)
Instituti “GAP” ka publikuar të dhënat për investimet kapitale të realizuara në periudhën janar-qershor që nga vitit 2012 në nivel qendror dhe lokal.
Ajo që vihet re, është që Kosova në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022 nën drejtimin e Kurtit si kryeministër ka përqindjen më të vogël të investimeve kapitale si në nivel qendror po ashtu edhe në nivel lokal.
Siç shihet në tabelat e publikuara nga GAP, investime kapitale në nivelin qendror në gjashtë mujorin e parë janë 9% derisa në nivelin lokal janë 19 %.
Situata s’ka qenë kaq e keqe me investimet kapitale as në vitin 2020 kur kishte shpërhtyer pandemia.