Home Opinione Qeveria Kurti nuk e ka synim progresin në dialog me Serbinë dhe me këtë as sovranitetin e shtetit të Kosovës

Qeveria Kurti nuk e ka synim progresin në dialog me Serbinë dhe me këtë as sovranitetin e shtetit të Kosovës

0
Qeveria Kurti nuk e ka synim progresin në dialog me Serbinë dhe me këtë as sovranitetin e shtetit të Kosovës

Shkruan: Besa Ismaili

Qeveria Kurti nuk e ka synim progresin në dialog me Serbinë dhe me këtë as sovranitetin e shtetit të Kosovës

Nga siguria te politika te ekonomia te arsimi, te energjia, diplomacia, pothuajse çdo aspekt i zhvillimit të Kosovës gjurmohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht mbështetjen e tyre.

Albin Kurti ka krijuar një narrativë se harmonizimi i qendrimeve të Kosovës me SHBA-të janë nënshtrim, inferioritet ndaj ndërkombëtarëve.
Por, duhet mbajtur mend se makinacionet e Kurtit janë vetëm një simptomë e anti-amerikanizmit që ka mbizotëruar prej kohësh në diskursin e tij politik.

Kujtojmë qendrimin e tij dhe lëvizjes së tij VetVendosje ndaj Gjykatës Speciale atëherë dhe sot. Ndërkohë pozicioni i qeverisë së Kosovës aso kohe karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte stoik, sepse rrugët tjera të krijimit të dhomave të specializuara në Hagë do të ishin edhe më fatale për Kosovën.

Se fuqia e refuzimit të formimit të Gjykatës Speciale nga ana e Albin Kurtit dhe LVV-së së tij, buronte nga antiamerikanizmi dhe dëmtimi i shtetit të Kosovës, u dëshmua më së miri nga reagueshmëria e tyre pas formimit të Gjykatës dhe pas ardhjes në pushtet. Shohim më mirë nëse analizojmë që nga niveli dhe kahja e angazhimeve të tyre për t’u përgatitur për dialogun, deri tek thirrjet për ofrimin e sa më shumë “dëshmive” për gjoja krimet të luftës të kryera nga ana e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tek formimi i Institutit për Krime Lufte që datë çlirimi nuk e ka çlirimin e Kosovës në vitin 1999. Duke fuqizuar kësisoji narrativat e Serbisë dhe dobësuar ato të Kosovës.

Narrativa e eksponentëve politik të LVV-së për gjoja sovranitet shtetëror të Kosovës në rregullimin e çështjeve të brendshme politike, në momente si këto, kur ne aktualisht ndodhemi me mungesë të integritetit territorial dhe sigurisë në veri, mungesë të koncenzusit të brendshëm politik dhe mungesë të mbështetjes ndërkombëtare, tejkalon mashtrimin dhe paraqet kërcënim serioz për shtetin.

Exit mobile version