Ministria e Financave ka vendosur qe grevistet të pezullohen nga puna dhe t’iu ndalohen benefitet tjera, përgjatë kohës sa janë pjesë e grevës. Pretendojnë se kanë të drejtë që ta bëjnë këtë. Bazohen në nenin 18 të Ligjit për Greva, shkruan Insajderi.
Pas fillimit të grevës së përgjithshme në sektorin publik Ministria e Financave ka kërkuar nga BSPK-ja listën e personave që po marrin pjesën në grevë për t’ua ndalur pagën.
Në një emali të drejtuar Ali Sefajt, ministria ka kërkuar sipas nenit 18 që të kenë një listë të personave që janë në greve për t’i pezulluar nga puna dhe tu ndalen benefitet.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu.
“Po është kërkesë ligjore është neni 18 i Ligjit për Greva, paragrafi 1, i cila kërkon që persona që janë në grevë tu pezullohen paga dhe përgjegjësia nga puna. Neni 18 i Ligjit për Greva kërkon pezullimin e kontratës së punë dhe të mos këtë përgjegjësi me punu edhe te mos paguhet vetëm për këtë arsye e kemi dërguar emalin. Sot e kemi marre njoftimi për greve nuk kemi marre me herët njoftim. I kemi shkruar sindikatave dhe i kemi garantuar qe nuk e pengojmë grevën vetëm proceduralisht na duhet me dite kush është në grevë, prej kujt mundemi të kërkojmë punë dhe prej kujt jo. Ne kemi pranuar sot email prej Ali Sefaj dhe ati i kemi kthyer emailin duke i treguar se administrativisht duhet zhvilluar disa procedura pa e penguar procesin e grevës.”, tha Spahiu për Insajderi.