Home Lajme Ekonomi Qeveria e Shqipërisë ua jep 80 milionë euro ndërtuesve

Qeveria e Shqipërisë ua jep 80 milionë euro ndërtuesve

0
Qeveria e Shqipërisë ua jep 80 milionë euro ndërtuesve

Qeveria në Shqipëri do të subvencionojë me 30% të vlerës së materialeve të ndërtimit në kontratat e punëve publike.

Burime ekskluzive për Euronews Albania treguan se në mbledhjen e ardhshme qeveria do të ndryshojë me akt normativ buxhetin e shtetit dhe do të shtojë me 80 milionë euro shpenzimet për investime kapitale.

Dy kategoritë kryesore që do të përfitojnë nga këto fonde janë: ndërtuesit e rrugëve dhe kompanitë e rindërtimit.

Buxheti do të paguajë 30% më shumë për çmimin e hekurit, bitumit dhe çimentos.

Faturat që do të njihen janë ato që datojnë nga 1 janari i vitit 2020, deri te kontratat që janë ende në proces.

Këto shpenzime do të përballohen me shtesat që kanë ardhur në arkën e shtetit nga taksat, si pasojë e rritjes së çmimeve.

Për 4 muajt e parë janë arkëtuar 96 milionë euro më shumë se plani dhe 223 milionë euro më shumë se 1 vit më parë. /Euronews/

Exit mobile version