Home Ballina “Qenke rrezitur kryeministër”, opozita e pret kështu kthimin e Kurtit në Kuvend

“Qenke rrezitur kryeministër”, opozita e pret kështu kthimin e Kurtit në Kuvend

0
“Qenke rrezitur kryeministër”, opozita e pret kështu kthimin e Kurtit në Kuvend

Kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas nëntë ditë qëndrimi në Greqi.

“Qenke rrezitur” ishin fjalët me të cilat shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka pritur në seancë parlamentare kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Qëndrimi i Kurtit atje është kritikuar nga partitë opozitare.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, të mërkurën i bëri thirrje Kurtit që të rikthehet në Kosovë dhe të merret me shqetësimet dhe problemet e qytetarëve, të cilët sot, sipas saj, janë në luftë për ekzistencë.

Exit mobile version