Ish-kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi që vendimi i Arberie Nagavcit është i pavlefshëm, vendim i cili hidhte poshtë reformën në arsim të nisur nga Kastrati.
Ish-kreu i Kamenicës përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se vendimi i Kushtetueses tregon që Nagavci ka shkelur kushtetutën, dhe se ajo duhet të japë përgjegjësi duke dhënë dorëheqje.
“Gjykata Kushtetuese sot e konfirmoi përmes aktgjykimit parashtresën tonë: Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka shkelur kushtetutën për ta luftuar reformën në arsim. Ajo ka penguar një reformë për arsye elektorale, duke shkelur kushtetutën. Tash duhet pergjegjësi. Jo më pak se dorëheqje” thuhet veç tjerash në reagimin e Kastratit.
Reagimi i Kastratit:
Gjykata Kushtetuese sot e konfirmoi përmes aktgjykimit parashtresën tonë: Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka shkelur kushtetutën për ta luftuar reformën në arsim.
Ekipi i reformës bashkë me juristët e RZZ LAW me përkushtim e profesionalizëm kanë argumentuar shkeljen flagrante të kompetencave komunale nga niveli qendror.
Vendimi që u vertetua kundër-kushtetues ka prodhuar pasoja. Ai ka ndërsyer njerëz kundër reformës. Ministrja Nagavci nuk mund t’ia hedhë kesaj pune kaq thjesht. Ajo ka penguar një reformë për arsye elektorale, duke shkelur kushtetutën. Tash duhet pergjegjësi. Jo më pak se dorëheqje.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=513589026803100&id=100044560204030