Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, në krye me drejtorin, Fahri Shabani, dhe drejtorin e QKMF-së, Fevzi Sylejmani, si dhe stafin mbështetës si asnjë herë më parë janë duke u përkujdesur, që të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare të furnizohen me barna për nevoja të kujdesit parësor shëndetësor.
Kështu, QKMF në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme është furnizuar me kontigjentin e radhës të barnave, materialin mjekësor, pajisjeve mjekësore dhe inventarit, ndërsa në ditët në vijim do të shpërndahen sipas nevojës në sektorët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare.
Të gjitha sektorët e QKMF-së (përveç Sektorit të Shëndetit Oral), të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare të cilat janë funksionale, janë të furnizuara me material mjekësor dhe barna por edhe me inventar dhe pajisje mjekësore në nivel optimal për të ofruar shërbime shëndetësore sa më cilësore.
Nga Drejtoria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se dhe për Sektorin e Shëndetit Oral ( Sektori i Stomatologjisë) afati i procedurave administrative është në përfundim dhe shumë shpejt edhe ky sektor do të furnizohet mjaftueshëm me material mjekësor dhe medikamente të nevojshme ku qytetarët do të marrin shërbime 24 orë.
Linku:https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/news/qendra-kryesore-e-mjekesise-familjare-dr-nexhat-cuni-furnizohet-me-material-mjekesor-barna-pajisje-mjekesore-dhe-inventar