Home Lajme Botë Putin flet me Macron, i shpjegon arsyet e nisjes së luftës në Ukrainë

Putin flet me Macron, i shpjegon arsyet e nisjes së luftës në Ukrainë

0
Putin flet me Macron, i shpjegon arsyet e nisjes së luftës në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur në telefon me presidentin francez Emmanuel Macron dhe i dha një shpjegim shterues të arsyeve të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Kremlini tha se thirrja u bë me iniciativën e Macron. Po sipas të dhënave nga Kremlini ai dhe Putin ranë dakord të qëndronin në kontakt me njëri tjetrin.

Macron ndërmori diplomaci intensive në javët e fundit në përpjekje për të shmangur pushtimin e Ukrainës, duke e bërë këtë përmes mbajtjes së bisedimeve me Putinin në Kremlin.

Por si duket nuk ka pasur dhe aq shumë sukses pasi lufta ka shpërthyer në të gjithë Ukrainën.

Exit mobile version