Home Lajme Botë Putin: BE ka humbur plotësisht sovranitetin

Putin: BE ka humbur plotësisht sovranitetin

0
Putin: BE ka humbur plotësisht sovranitetin
Russian President Vladimir Putin delivers a speech during a session of the St. Petersburg International Economic Forum (SPIEF) in Saint Petersburg, Russia June 17, 2022. REUTERS/Maxim Shemetov

Gjatë fjalimit në Forumin Ekonomik të Shën Petërsburgut, përveç SHBA-së, Putin nuk ka kursyer kritikat as për Bashkimin Europian, sipas The Guardian.

Bashkimi Europian ka “humbur plotësisht sovranitetin” dhe “po kërcen me meloditë e dikujt tjetër“, tha ai.

Ai akuzoi BE-në se “merr gjithçka që i diktohet dhe i bën dëm” popullsisë, biznesit dhe ekonomisë së saj. Duke folur për krizën globale ushqimore, Putin pretendon se problemi nuk “u shfaq sot” dhe akuzon Europën se “po përpiqet t’ fajësojë të tjerët”.

“Ne nuk jemi fajtorë edhe pse vendet perëndimore po përpiqen të na fajësojnë ne, për gjithçka që po ndodh në ekonominë botërore,” theksoi Putin.

Putin tha se Rusia do të forcojë bashkëpunimin me të gjithë ata që janë të interesuar pavarësisht dëshirës së Perëndimit që ka zgjedhur rrugën e vetëizolimit.

Sipas tij, ka shumë vende që duan të bashkëpunojnë me Rusinë.

Exit mobile version