Në Ukrainë janë raportuar probleme me sinjalin e internetit, kryesisht në jug dhe lindje të vendit, ku luftimet kanë qenë më të ashpra, duke rritur frikën e ndëprerjes në të gjithë vendin, shkruan The Guardian
Ndërprerjet në rrjetet e telekomunikacionit të Ukrainës mund të prekin grupet e mbrojtjes civile që janë mobilizuar për të mbrojtur qytetet e tyre. Një sulm i supozuar kibernetik i Bjellorusisë kishte në shënjestër llogaritë personale të postës elektronike që i përkisnin forcave të Kievit.
Ekipi i ukrainas për Reagimin e Emergjencave Kompjuterike tha se hakerët po synonin jo vetëm ukrainasit, por edhe polakët, rusët dhe bjellorusët, si dhe disa organizata mediatike bjelloruse.