Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin financiar të Partisë Socialdemokrate, e cila udhëhiqet nga Dardan Molliqaj.
Sipas pasqyrave financiare të paudituara, PSD-ja kishte gjithsej 29 mijë e 507 euro të hyra gjatë vitit 2021.
Mbi 11 mijë euro nga kjo shumë kanë shkuar për fushatë zgjedhore, kurse katër mijë e 362 euro janë të hyrat e “liruara nga të hyrat e shtyra”.
Ndërkohë, 13 mijë euro e 754 euro janë deklaruar si donacione dhe kontribute në të holla.