Home Ballina Publikohen formacionet zyrtare të takimit: Kosovë-Irlandë e Veriut

Publikohen formacionet zyrtare të takimit: Kosovë-Irlandë e Veriut

0
Publikohen formacionet zyrtare të takimit: Kosovë-Irlandë e Veriut

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Irlandës së Veriut kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e tretë të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Dardanët janë nikoqir të Irlandës së Veriut në ndeshjen e tretë të Grupit 2, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Alain Giresse vjen nga humbja me Greqinë në shtëpi dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores për të mbetur në garë me grekët për pozitën e parë të Grupit 2.

Në anën tjetër, mysafirët vijnë nga një humbje dhe një barazim nga dy ndeshjet e fundit, por synojnë të bëjnë befasinë në Prishtinë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të paraqiten me formacionet më të mira të mundshme, marrë parasysh mungesat e theksuara.

Giresse ka bërë shumë ndryshime për dallim nga 11-shja titullare në ndeshjen e fundit ndaj Greqisë.

Nga minuta e parë luajnë Samir Ujkani, Donat Rrudhani si mbrojtës i majtë, Florent Muslija në mesfushë dhe Zymer Bytyqi në krahun e majtë të sulmit.

Formacionet zyrtare:

Exit mobile version