Home Ballina Publikohen emrat/ Shpallen në kërkim gjashtë serbë të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Publikohen emrat/ Shpallen në kërkim gjashtë serbë të dyshuar për krime lufte në Kosovë

0
Publikohen emrat/ Shpallen në kërkim gjashtë serbë të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të luftës ka bërë të ditur se ka shpallur në kërkim disa persona të dyshimtë për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.

Urdhri tashmë është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Personat e shpallur në kërkim janë:

AKSIĆ (Voimir) Ćedomir;                  data e lindjes; 10.05.1960

DENIC (Slobodan) Dragan;              data e lindjes; 10.12.1967

JOVANOVIĆ (Milan) Stojan;            data e lindjes; 14.10.1961

PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub;    data e lindjes; 07.05.1969

RAĆIĆ (Janko) Dejan;                       data e lindjes; 10.12.1974

RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša;               data e lindjes;07.12.1974

 Të  pandehurit e lartcekur janë duke u  kërkuar për veprën penale:

            Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë:

 –         Tel: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

–         Tel: 038 542 127; Qendra Operative DDP

–         E-mail adresa: info@kosovopolice.com 

Exit mobile version