Paris Saint Germain janë duke e monitoruar Joao Felix.
Merkaton e verës Leo Messi pritet të largohet nga kampioni francez, drejt Barcelonës.
Nëse lëvizja e argjentinasit ndodhë, atëherë parisienët kanë menduar për një zgjidhje.
Sipas ‘AS’, PSG e sheh Joao Felix si të denjë në rast të largimit të yllit të skuadrës, Messit.
Së fundmi është duke u raportuar që portugezi kërkon largimin nga Atletico Madrid, dhe nuk përjashtohet një lëvizje e tij në ‘Parc des Princes’.