Mauricio Pochettino ka pranuar që të mos jetë më trajneri i Paris Saint Germain.
Në janar të vitit 2021, Pochettino mori drejtimin e PSG-së, pas shkarkimit të Thomas Tuchel.
Drejtuesit e klubit ia besuan detyrën e trajnerit argjentinasit, por nuk ia besojnë vazhdimin edhe më tej.
Pas pesëmbëdhjetë ditë negociatash, ‘L’Equipe’ njofton se trajneri ka arritur një marrëveshje me PSG-në për përfundimin e kontratës së tij.
10 milionë euro do të paguajë Nasser Al-Khelaïfi dëmshpërblim për largimin e hershëm të Mauricio Pochettinos.
Gjatë periudhës së tij në ‘Parc des Princes’, trajneri ka fituar një titull të Ligue 1, një kupë franceze dhe një superkupë franceze.