Iliri, Arjola dhe Monika kanë diskutuar sërish rreth Donaldit dhe Einxhelit.
Monika është njëra ndër banoret që së bashku me Beniadën i kanë qëndruar afër Donaldit pas debatit me Einxhel, shkruan lajmi.net.
Madje Monika e ka mbështetur Donaldin në secilin moment ku edhe është shprehur se ajo e di gjithë rrugëtimin e Donaldit dhe punën e përkushtuar që ai ka bërë.
Teksa kanë diskutuar rreth situatës, Monika është habitur se pse Einxhel i tha gjërat në dhomën e rrëfimit.
Në anën tjetër Iliri është munduar ta analizojë Einxhelin dhe situatën që ajo krijoi.
Einxhel dhe Donaldi kanë pasur debatet më të ashpra të këtij edicioni të BBV-së.