Home Ballina PSD pas takimit me përfaqësues të opozitës për shtrenjtimin e rrymës: Më 12 shkurt shpallen hapat e ardhshëm

PSD pas takimit me përfaqësues të opozitës për shtrenjtimin e rrymës: Më 12 shkurt shpallen hapat e ardhshëm

0
PSD pas takimit me përfaqësues të opozitës për shtrenjtimin e rrymës: Më 12 shkurt shpallen hapat e ardhshëm

Partia Socialdemokrate ka dalë me një njoftim për media pas takimit me partitë opozitare në Kosovë.  Nga PSD-ja është konfirmuar se me partitë opozitare dhe me përfaqësuesit e sindikatave kanë rënë dakord që vendimi Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e tarifës për qytetarët që shpenzojnë 800 kWh është i papranueshëm

Nga kjo parti treguan edhe për disa nga cështjet me të cilat janë dakorduar me partitë opozitare.

Në takim u dakorduam si në vijim:   Të kërkohet nga partitë opozitare parlamentare që ta bëjnë betejën ligjore dhe ta dërgojnë vendimin deri tek instanca e Gjykatës Kushtetuese.Propozimi i ZRrE-së, përkatësisht propozimet e VV-së, për rritje të çmimit të energjisë ishte 26 faqe, ndërsa vendimi për rritje vetëm tre paragrafë. Kjo është e çudishtme dhe e papranueshme. Kërkojmë që vendimi të publikohet menjëherë. Deri të shtunën pasdite (12 shkurt) të shpallën hapat e ardhshëm. Organizimi përmes aksionit opozitar, që ka në qendër ndërthurjen e problemeve të shumta është rruga përpara. Zgjidhja është e përbashkët”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Nga takimi i përbashkët me disa nga partitë opozitare dhe përfaqësues të sindikatave u konfirmua që vendimi i ZRrE-së është i papranueshëm. Kundërshtimi i tij i domosdoshëm.

Vendi ynë po përballet me problem sociale prej më të ndryshmeve, siç është rritja e çmimeve të shportës ushqimore, paga minimale tejet e vogël dhe problemet me koeficent që duket t’i ketë drafti i ri i ligjit për paga. Shto rritjen 100% të çmimit të energjisë, jeta bëhet e papërballueshme. Kjo e shpjegon edhe faktin shqetësues të ikjes nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë.

Në takim u dakorduam si në vijim:

–  Të kërkohet nga partitë opozitare parlamentare që ta bëjnë betejën ligjore dhe ta dërgojnë vendimin deri tek instanca e Gjykatës Kushtetuese.

– Propozimi i ZRrE-së, përkatësisht propozimet e VV-së, për rritje të çmimit të energjisë ishte 26 faqe, ndërsa vendimi për rritje vetëm tre paragrafë. Kjo është e çudishtme dhe e papranueshme. Kërkojmë që vendimi të publikohet menjëherë.

– Deri të shtunën pasdite (12

Exit mobile version