Home Lajme Protesta kundër ligjit për abortin në ShBA, 17 deputetë të arrestuar

Protesta kundër ligjit për abortin në ShBA, 17 deputetë të arrestuar

0
Protesta kundër ligjit për abortin në ShBA, 17 deputetë të arrestuar
WASHINGTON, DC - JULY 19: Rep. Alexandria Ocasio-Cortez (D-NY) is detained after outside the Supreme Court of the United States during a sit-in protesting the high court overturning Roe v. Wade with activists from Center for Popular Democracy Action (CPDA) on Capitol Hill on Tuesday, July 19, 2022 in Washington, DC. (Kent Nishimura / Los Angeles Times via Getty Images)

17 ligjvënës amerikanë, duke përfshirë demokraten Alexandria Ocasio-Cortez, u arrestuan dhe më pas u liruan në një demonstratë pro abortit në Uashington, sipas mediave të huaja.

Politikanët u mblodhën përpara Kapitolit përpara se të marshonin drejt ndërtesës së gjykatës, duke brohoritur “trupat tanë, zgjedhja jonë”. Grupi, i cili përfshinte edhe Ilhan Omar, Rashida Tlaib dhe Cori Bush, vazhdoi të qëndronte përgjatë një vendkalimi për këmbësorët, përpara gjykatës, e cila është e rrethuar nga një gardh i madh që pretendohet të jetë i pakalueshëm dhe i ngritur për të mbajtur larg protestuesit.

Ata u ulën në mes të rrugës si një akt mosbindjeje civile paqësore.

“Protestuesit nuk liruan rrugën pas tre paralajmërimeve të zakonshme të bëra nga policia, duke vazhduar bllokimin e trafikut”, sipas njoftimit të policisë.

Më pas oficerët filluan të arrestonin ligjvënësit, duke i vendosur prangat. Në total u arrestuan 35 persona, të cilët më pas u liruan dhe do të duhet të paguajnë gjobë.

Vendimi historik i Gjykatës së Lartë për të drejtën e abortit ka shkaktuar reagime të forta dhe mjaft emocionale në SHBA.

Exit mobile version