Kreu i Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova nuk do ta mbajë aktivitetin e paralajmëruar për nesër në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim, për shkak të protestave të paralajmëruara.
PSD për nesër kishte paralajmëruar protestë në orën 10:00 kur Trendafilova pritej të mbante një takim në Gjilan.
Në njoftimin nga Dhomat e Specializuara thuhet se aktiviteti do të mbahet online përmes internetit.
“Mandati i Dhomave të Specializuara është administrimi i drejtësisë në mënyrë të drejtë, të pavarur, të sigurt dhe të paanshme”, ka thënë Trendafilova .
Ajo theksoi se për shkak të sigurisë publike është marrë vendimi që kjo veprimtari të zhvillohet përmes internetit