![Pronari i Chelseat takohet me agjentin e Ronaldos Pronari i Chelseat takohet me agjentin e Ronaldos](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/01/ronaldo-1-600x360-1.jpg)
Pronari i Chelseat, Todd Boehly raportohet se gjatë ditës së sotme është takuar me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes.
The Athletic raporton se një takim është zhvilluar mes tyre dhe ekziston një mundësi që portugezi të kalojë në “Stamford Bridge”.
Ndërkohë, Ronaldo e dashuron Manchester Unitedin, por paraqitjet e tyre sezonin e fundit, si dhe merkato e heshtur deri tani e tyre kanë ndikuar.
Tani, 37-vjeçari po e mendon seriozisht largimin nga klubi ku u rrit si lojtar.
Përveç tjerash, moskualifikimi në Champions League është një tjetër demotivim për pesë herë fituesin e Topit të Artë, i cili do ta shijojë këtë garë për të parën herë.