Home Ballina Prokuroria kërkon paraburgim për babain që dyshohet se dhunoi seksualisht vajzat e tij

Prokuroria kërkon paraburgim për babain që dyshohet se dhunoi seksualisht vajzat e tij

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Dhunimi në vazhdimësi”, dhe “Sulm seksual”.

Prokuroria njofton se, në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F.K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij, të dëmtuarën e mitur, E.K.

Me këto veprime ka kryer veprën penale ”Dhunimi në vazhdimësi”, nga neni 227 paragrafi 7, lidhur me paragrafin 4, nën paragrafin 4.9, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së.

Gjithashtu, në muajin shtator 2020, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë ta prek të dëmtuarën e mitur, vajzën e tij, A.K.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 3 nën paragrafi 3.9, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Exit mobile version