Home Ballina Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikim dhe Konfiskim të Pasurisë, Konjufca tregon se pse abstenoi

Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikim dhe Konfiskim të Pasurisë, Konjufca tregon se pse abstenoi

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke vazhduar debatin në seancën e sotme plenare.

Debati u bë edhe më i zëshëm në kuadër të pikës së rendit të ditës ku parashihej votimi në lexim të dytë i Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Lidhur me këtë, deputeti i LDK-së, Kujtim Shala tha se dëshiron që publikisht të dëgjojë qëndrimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca lidhur me këtë punë.

Konjufca teksa përgjigjej tha se do të abstenojë në këtë votim.

“Qëndrimi im ka qenë ky që pasi kam dërguar këtë ligj për vlerësim në Komisionin e VENEDIKUT kam pritur edhe opinionet shumë të rëndësishme.Dhe pasi kam lexuar ato me vëmendje, opinionet e këtij komisioni kam konstatuar që meqenëse vetë jam bërë garant i këtij projektligji në këtë komision është arsyeja se pse kam abstenuar. Dhe kështu do të bëjë edhe sot.Sepse më duket shumë korrekte që pasi e kam dërguar të pres deri në përfshirjen e këtyre opinioneve nga Komisioni Funksional.”, tha Konjufca, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se ka besim në komisionet e Kuvendit të Kosovës, e që sipas tij komisioni i cili e trajton e ka aftësinë për t’i përfshirë këto opinione të komisionit.

“Qëndrimi juaj mesa po e kuptoj është se këto opinione janë aq shumë kritike saqë s’mund të kryhet më përmes komisionit, ndërsa mendimi im është se mund të kryhet përmes komisionit.

Të gjitha këto që i keni paraqitur munden që më pas të ndryshojnë, por mendoj se mund të shkojmë deri në atë pikë të vlerësojmë nëse komisioni po i përfshinë këto të Venedikut apo jo.

E gjithçka që shkon përtej kësaj mendoj se më pas betejë politike, e që shkon përtej profesionalizmit në Kuvend”,tha ai.

Konjufca përfundoi se kjo është arsyeja se pse do të abstenojë.

Exit mobile version