Home Lajme “Problemi nuk është tek targat, por problemi është shumë më i madh”

“Problemi nuk është tek targat, por problemi është shumë më i madh”

0

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se hedhja në tavolinë çështja e targave në këtë kohë kur institucionet janë bojkotuar nga serbët nuk është një veprimi i zgjuar

“Ne diskutojmë për të famshmet traga ndërsa problemi nuk është te targat, por problemi është shumë më i madh”, ka deklaruar analisti Imer Mushkolaj.

Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar vizitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit në Bruksel, ku ka thënë se atje është për çështjen e targave të paligjshëm “KM”.

“Është shumë problematike që tani të shkohet e të diskutohet për targat në Bruksel. Që të gjendet një zgjidhej për targat në Bruksel ndërkohë që ishte një propozim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ky plan për zbatimin e ligjit sa i përket targave të shtyhet 10 muaj”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas Mushkolajt, hedhja në tavolinë e çështjes së targave në këtë kohë kur institucionet janë bojkotuar nga serbët, nuk është një veprim i zgjuar.

“Për shkak se Kosova në kushtet ekzistuese e ka të pa mundur ta zbatojë vendimin për targat ‘KM’ ”, ka deklaruar ai.

Faza e dytë e vendimit të Qeverisë së Kosovës, për targat e paligjshme “KM”, nuk beson se do të realizohet, është shprehur Mushkolaj.

“Për shkak se edhe po të fillojë, nuk do të ketë suksese. Edhe Kosova është para një situate ose duhet të mos zbatohet vendimi e edhe të bëhet Policia e Kosovës se nuk duhet të marrë vendim për targat, ose duhet një marrëveshje mbi marrëveshjen për targat”, ka përfunduar ai.

Exit mobile version