![Prizren: 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim Prizren: 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2021/12/policia-arrestim-e1465727256599-2.jpg)
Policia e Kosovës, ka njoftuar është arrestuar një person i kërkuar për veprën penale “Dhunim”.
Në njoftimin e PK-së shtohet edhe ndaj të dyshuarit Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë.
Tutje, nga PK-ja bëhet e ditur edhe se i dyshuari është O.G, i moshës 27 vjeçare nga Prizreni.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale “Dhunimi”, i caktohet paraburgimi prej 30 ditësh
Prizren,08 Nëntor 2022
Me datë 07 Nëntor 2022, rreth orës 14:00 Njësiti për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren , ka lokalizuar dhe ka arrestuar personin O. G (27 vjeçar) nga Prizreni, i kërkuar me urdhër arrest të gjykatës për veprën penale “Dhunimi “.
Pas arrestimit të personit të kërkuar ai është dërguar para gjyqtarit kompetent , Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për të dyshuarin.
I njëjti është përcjell për në burgun e Prishtinës.