Një grua ka raportuar se dy persona kanë tentuar ta rrëmbejnë atë pasditën e së martës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet, teksa viktima është marrë në intervistim, shkruan lajmi.net.
“RRËMBIM NË TENTATIVË – Prishtinë 30.08.2022 – 16:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy persona kanë tentuar që ta kryejn veprën e lartcekur dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktima është intervistuar dhe rasti i inicuar vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore”, thuhet në njoftimin e policisë.