![Prishtina vuan por në fund feston, Drita e pandalshme Prishtina vuan por në fund feston, Drita e pandalshme](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/310977698_500674608737895_2551092844938830165_n-1024x461-1.jpg)
Prishtina ka shënuar një fitore me shumë vuajtje përball Ferizajt duke e mposhtur në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1, shkruan Demokracia.com
Ky takim u zhvillua në kuadër të javës së 11-të në Albi Mall Superliga.
Leutrim Kryeziu ishte hero me dy golat e shënuar ndërsa për Ferizajn realizoi Donat Hasanaj.
Në anën tjetër lideri i tabelës, Drita ka vazhduar me formë të mirë. Gjilanasit në udhëtim e kanë mposhtur Dukagjinin me rezultat minimal 1:0 me golin e Ardian Limanit. Nesër zhvillohen takimet tjera të kësaj xhiroje.