Home Rozë Princat William dhe Harry, ekspertja flet për marrëdhënien e tyre: Nuk është rikuperuar që prej…

Princat William dhe Harry, ekspertja flet për marrëdhënien e tyre: Nuk është rikuperuar që prej…

0
Princat William dhe Harry, ekspertja flet për marrëdhënien e tyre: Nuk është rikuperuar që prej…

Princi Harry është në kontakt të vazhdueshëm me babain e tij, Princin Charles por marrëdhënia e tij me Princin William “nuk është rikuperuar që nga intervista e tij dhe Meghanit për Oprah Winfrey”, ka pohuar një ekspert mbretëror.

Duka i Sussex-it, aktualisht po jeton me Dukeshën, në rezidencën e tyre prej 14 milionë Dollarësh në Kaliforni, pasi u tërhoq nga detyra mbretërore vitin e kaluar, shkruan “Daily Mail”.

Camilla Tominey tani ka vënë në pikëpyetje “çfarë kanë bërë në të vërtetë Harry dhe Meghan Markle” që kur u larguan nga jeta si anëtarë të familjes mbretërore vitin e kaluar, duke thënë se ka pasur “pak prova të një vale globale shërbimi” të ndezur nga çifti.

Vëllezërit thuhet se kanë pasur një marrëdhënie “tepër të tendosur” pas dy vitesh grindje për bashkëshorten e Harry-t  dhe trajtimin e supozuar të saj me stafin, vendimin e çiftit për të emigruar në Amerikë dhe tonelatat e ‘bombave të së vërtetës’ që çifti kanë bërë në intervista televizive, shikuar nga dhjetëra miliona njerëz në mbarë botën.

Ndërkohë, burime e brendshme zbuluan gjithashtu se si Duka dhe Dukesha jetojnë një jetë jashtëzakonisht “të qetë dhe private” në enklavën e tyre të famshme të Montecitos.

Exit mobile version