Home Rozë Princ Harry dhe Meghan Markle shfaqen së bashku në Nju Jork

Princ Harry dhe Meghan Markle shfaqen së bashku në Nju Jork

0
Princ Harry dhe Meghan Markle shfaqen së bashku në Nju Jork

Mesa duket, Princi Harry dhe Meghan Markle po e shijojnë më së miri kohën e tyre në Nju Jork.

Dyshja u fotografuan të kapur për dore, teksa dolën nga një restorant Italian, ku darkuan së bashku me disa miq të tyre.

Dukesha e Sussex dukej e jashtzakonshme teksa mbante veshur një kostum në ngjyrë të zezë pa rripa,   të “Gabriela Hearst” , të cilën e kombinoi me një palë taka të zeza. 40-vjecarja e kompletoi pamjen e saj me flokët e kapura bisht dhe grim të thjeshtë. Ndërsa Harry, u shfaq mjaft elegant, i veshur me një palë panatallona dhe një këmishë blu të errët.

Harry dhe Meghan udhëtuan drejt Nju Jorkut pak ditë më parë, ku morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në  ditën e Nelson Mandelës.

Exit mobile version