Home Sport Prezantohet Piatek: Shumë i lumtur që jam kthyer në Itali, falënderoj skuadrën për besimin

Prezantohet Piatek: Shumë i lumtur që jam kthyer në Itali, falënderoj skuadrën për besimin

0
Prezantohet Piatek: Shumë i lumtur që jam kthyer në Itali, falënderoj skuadrën për besimin

Krzystof Piatek është prezantuar zyrtarisht përpara mediave pak çaste më parë, si një nga përforcimet më të mira të skuadrës së Fiorentinës.

Sulmuesi polak i bashkohet skuadrës italianë në formë Huazimi nga skuadra e Hertha Berlini, me Fiorentinës që do të ketë mundësinë të blejë përfundimisht kartonin e lojtarit në fund të sezonit.

26-vjeçari është shprehur shumë i lumtur për arritjen në Firence, teksa shpreson të bëjë maksimumin me skuadrën e re.

“Shumë i lumtur që jam kthyer në Itali, ku jam ndjerë gjithmonë mirë! Falenderoj Violën për besimin, tani dua të tregoj vlerat e mia. Shpresoj të festoj shumë herë këtu”, ishin fjalë të para të Piatek.

Ky është një rikthim për Piatek në Seria A, teksa më parë ka veshur fanellën e Genoas dhe Milanit.

Exit mobile version