Klubet mundohen t’i prezantojnë futbollistët e tyre në mënyrën më kreative të mundshme.
E disa prej prezantimeve mbeten në kujtesë përgjithmonë, e të tjera kalohen në heshtje.
Por, prezantimi i Santi Cazorlas nga Villarreali ishte vërtet i jashtëzakonshëm.
Futbollisti francez ishte rikthyer në Spanjë në vitin 2018 nga Arsenali.
Dhe, “Nëndetësja e Verdhë” e kishte përgatitur një prezantim të veçantë për futbollistin ofanziv.
Ai ishte vendosur në një lloj tubi me avull në stadium, ndërsa më pas avulli zhduket dhe shfaqet 37 vjeçari.
E gjitha kjo përmes një magjistari, ndërsa tifozët në tribuna mbetën të impresionuar me atë që e panë.
Ky mbetet edhe sot e asaj dite si prezantimi apo zbulimi i transferimit të ri si më spektakolari dhe më i pazakonti deri tash.
Cazorla luajti dy vjet në Villarreal, ndërsa aktualisht është pjesë e klubit Al Sadd nga Katari.