Home Ballina Presioni publik bën që vajza me Sindromin Down të rikthehet sërish në shkollë

Presioni publik bën që vajza me Sindromin Down të rikthehet sërish në shkollë

0
Presioni publik bën që vajza me Sindromin Down të rikthehet sërish në shkollë


“Raste të tilla nuk duhet të përsëriten”. Kështu deklaroi Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri për rastin e 11-vjeçares me aftësi ndryshe në Gostivar që me peticion u largua nga shkolla.

Ministri nënvizoi se ka komunikuar me drejtorin e shkollës për këtë problematikë dhe tashmë vajza i është rikthyer procesit mësimor.

“Nuk ka asgjë tjetër më të rëndësishme në agjendën time nëse do të ketë situata të tilla. Ditën e djeshme kam komunikuar me familjarin e Ëmblës që vajza është kthyer në shkollë. Kam komunikuar më drejtorin e shkollës”, u shpreh ministri.

Ai deklaroi se në të gjithë shkollat janë angazhuar asistentë për raste të tilla që do të qëndrojnë pranë fëmijëve me aftësi ndryshe.

Rasti u bë publik pasi Ilir Ademi, babai i Ëmblës, vajzës me aftësi ndryshe bëri një postim në rrjetet sociale, ku tregoi se vajza e tij është larguar nga shkolla pas një peticioni të prindërve dhe nxënësve. Kjo kërkesë u pranua nga shkolla.

Exit mobile version